Operacioni “Fati i Lojrave”, Ardi Veliu jep detaje: Në pranga 115 persona, 84 menaxherë dhe administratorë janë arrestuar në Tiranë

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një konferencë për mediat foli në lidhje me operacionin që është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në disa qytete të vendit, në kuadër të parandalimit në fushën e lojrave të fatit.

Veliu deklaroi se 115 persona janë arrestuar, 2 janë shpallur në kerkim dhe 24 janë proceduar në gjendje të lirë.

“Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, armë zjarri, aparatë celularë, ndër të arrestuarit janë edhe disa nga organizatorët kryesor të kësaj veprimtarie kriminale. Operacioni u zhvillua në 8 qarqe dhe këta persona ushtronin veprimtarinë e palejuar të lojerave të fati.”- u shpreh Veliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Veliut në Tiranë janë arrestuar 84 menaxherë dhe administrator.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?