Operacioni i madh ndërkombëtar, angazhohen 280 forca policie shqiptare në Tiranë dhe Vlorë. Dalin pamjet
Një mega operacion i përbashkët mes policisë italiane dhe policisë shqiptare ka mundësuar shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal, që kryente trafik të lëndëve narkotike.
Bëhet e ditur se nga operacioni që po zhvillohet në të njëjtën kohën në Itali e Shqipëri, kanë rënë në pranga 37 persona dhe janë sekuestruar 3 tonë e gjysmë drogë e llojit marijuanë, hashash dhe kokainë, e ndarë në 7 milionë doza.
Në Shqipëri operacioni është i shtrirë në Tiranë dhe Vlorë.
Mësohet se marrin pjesë 280 forca policie, nga FNSH, Drejtoria e Forës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Hetimore , DVP Vlorë e DVP Tiranë.
Deri më tani në Shqipëri, nga Policia e Shtetit, gjatë orëve të para të mëngjesit janë kapur 10 pjesëtarë të grupit kriminal. TCH