Operacioni Itali- Shqipëri/ Soreca: Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet kryesor për në BE

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka përgëzuar operacionin e përbashkët Itali- Shqipëri ku u godit një grup kriminal i cili operonte prej 5 vitesh.

Soreca thotë se lufta kundër krimit ët organizuar është prioritet kryesor jo vetëm për BE-në, por edhe për Shqipërinë në rrugën e saj për anëtarësimin në BE.

STATUSI NGA LUIGI SORECA

Operacion brilant kundër trafikut ndërkombëtar të drogës i kryer nga prokuroria dhe forcat e policisë së Italisë,  SPAK dhe Policia e Shtetit, me mbështetjen e EUROJUST.

Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi kryesore për #EU dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit të Flamurit të Bashkimit Evropian.

SHKARKO APP