Operacioni kundër hashashit. Policia qëllohet me armë

Gjatë kontrrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Laku i Mollës” fshati Mollë Kuqe, njësia administrative Qafë Mali, Fushë Arrëz u konstatua 1 parcelë me 2400 bimë narkotike të llojit cannabis – sattiva të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Sakaq, dy armë zjarri, 40 cope fisheke model-56, dhe 20 cope fisheke të kalibrit 9 mm u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë momentit që forcat policore kanë kapur në flagrancë shtetasin Kujtim Përndoj bëhet me dije se janë dëgjuar të shtëna armësh në distancë, por jo në drejtim të forcave policore dhe nuk ka të dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë përdorur armë zjarri gjatë operacionit policor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim parashikuar nga nenet 278, 284 e 25 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?