“Operacioni Kutia”/Fëmijët e Tiranës dhurata për moshatarët e prekur nga tërmeti

Dhuratat për Festat e fundvitit nuk do të mungojnë as për fëmijët e prekur nga tërmeti në zonat Durrës, Thumanë dhe Krujë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lançuar nismën më të re “Operacioni Kutia”, që synon t’i vijë në ndihmë fëmijëve në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në mënyrë që edhe ata të gëzojnë për festat e fundvitit sikurse gjithë fëmijët e tjerë.

Veliaj fton të gjithë të vegjlit e kryeqytetit që të përgatisin një pako me lodra dhe një urim për t’ia dhuruar bashkëmoshatarëve të tyre. “Një maaal me dhurata! A je gati për #OperacioniKutia?

Merr një kuti boshe këpucësh, mbushe me gjërat që do doje t’ia dhuroje një shoku/shoqeje, vendosi emrin tënd, moshën, pusullën me urimin e ngrohtë të festave, dhe së bashku do t’ua dërgojmë fëmijëve të prekur nga tërmeti në Durrës, Thumanë, Laç dhe Krujë”, shkruan Veliaj.

https://www.instagram.com/p/B6DETYSh4NF/

SHKARKO APP