Operacioni me 300 efektivë për kapjen e bandës së vjedhjes së parave, ja çfarë sekuestroi policia
Arrestimi i vëllezërve Çala nga Elbasani, të shpallur në kërkim dhe të akuzuar një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit janë kapur në Qerret të Kavajës mëngjesin e sotëm.
“News24” raporton se Klementi dhe Eldi Çala fshiheshin në një banesë te cilen e kishin marre me qira gjatë kësaj kohe qe kur ishin shpallur ne kerkim.
Në operacion janë përfshirë 300 forca policore dhe raportohet se janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete, beri me dije policia sot.
Operacioni u krye nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.
Ndërkohë operacioni po vijon me kontrolle edhe në banesa të tjera.