Operacioni ndërkombëtar ku u arrestua edhe nipi i deputetit të PS, gazeta zvicerane zbulon detaje të reja

Gazeta zvicerane “Le canton27”, në versionin e saj shqip, jep detaje nga operacioni ndërkombëtar anti-drogë I zhvilluar në disa shtete të Europës dhe ku pati disa të arrestuar.

“Njeri nga të arrestuarit është një shqiptar 34 vjeçar, Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, dhe një person tjetër nga Letonia 35 vjeç, janë mes ‘bosëve të mëdhenj të drogës në Evropë“, thotë policia belge dhe gjermane.

Policia gjermane dhe belge kanë koordinuar për të kryer një goditje të gjerë kundër trafikut të kokainës në Evropë. 70 persona u arrestuan. Njeri nga të arrestuarit eshte një shqiptar 34 vjeçar dhe një tjeter nga Letonia (35) janë midis “bosset e mëdhenj të drogës në Evropë”, raprton “Le canton27.ch” duke ju referuar policise belge dhe gjermane.

17 persona u arrestuan javën e kaluar në Bruksel dhe Antwerp nën dyshimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës, njoftuan të hënën (21 dhjetor) autoritetet gjermane, të cilët zhvilluan operacionin bashkë me homologët e tyre belg.

Goditje e madhe kundër trafikut të kokainës në Evropë

Falë informacionit nga policia bavareze”, policia belge arrestoi “shtatëmbëdhjetë persona”, tha Zyra Rajonale e Policisë së Shtetit të Bavarisë.

As policia belge, as prokurori federal belg, as zyra e prokurorit të Antwerpit nuk japin më shumë informacione rreth ktij operacioni.

Gjatë operacionit u bastisën rreth 20 njësi banimi në qytetet e Antwerpenit dhe Brukselit, ndërsa janë sekuestruar rreth 187 kg kokainë dhe vlera monetare cash.

Gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”, shkruan se të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të kokainës mes Evropës dhe Amerikës së Jugut.

Pika fillestare e hetimit ishte “zbulimi i pothuajse 200 kg kokainë në dhjetë supermarkete bavareze në 2017”, sipas policisë bavareze. Ky hetim çoi në dënimin në vitin 2018 të katërmbëdhjetë personave, thonë autoritetet.

Sipas policisë bavareze, trafikantët sillnindrogë përmes portit të Antwerp, përmes arkave me banane.

Porti i dytë më i madh i mallrave në Evropë pas Roterdamit, Antwerp është porta kryesore për kokainën në kontinent, për shkak të lidhjes së saj më të fortë tregtare me Amerikën e Jugut.

Lënda narkotike arrin atje i fshehur në dërgesat e frutave ose në muret e kontejnerëve kryesisht nga Brazili, Ekuadori dhe Kolumbia.

Sipas Policisë shqiptare, finalizimi i operacionit është vijim i hetimeve të vitit 2018, nga strukturat hetimore antidrogë të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (në vijim deri në finalizim nga SPAK-u).

Më pas, operacioni ka vijuar duke u thelluar hetimet, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta u bë i mundur identifikimi i krerëve të këtij grupi dhe në këtë kuadër.

Për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.

/OraNews

SHKARKO APP