Operacioni ”Oaz”, Mesi: Përgëzoj Policinë
Sot në kuvend mungon opozita por qeveria dhe maxhoranca, vijon punimet e kuvendit. Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi gjatë fjalës përgëzoi Policisë e Shetit për operacionin e ndërmarrë dy ditë më parë në Shkodër dhe në Tiranë, ku u arrestuan persona të cilësuar si shumë të rrezikshëm.
”Kemi marrë të gjitha masat për hapjen e programit të financimit. Angazhimi nga ana e qeverisë është shumë i madh. Kjo është sfida më e madhe për sektorin e bujqësisë. Të gjithë e dimë që kriteret janë në rritje. Duam të krijojmë një bujqësi moderne, që të krijojë të ardhura të qëndrueshme për fermerët dhe ekonominë. Thirrje për fermerët: ju duhet të njihni benefitet që vijnë nga bashkimi. Fondet shkojnë drejt bashkimi. Ne kemi vëmendje ndaj çdo qytetari. Po punojmë me disa reforma shumë të rëndësishme. Përgëzoj forcat e policisë për operacionin në Shkodër, qyteti im i lindjes i cili ishte nën pushtetin e bandave kriminale. Vettingu po jep rezultate. Opozita kërkon që të bëjmë Vetting në politikë. Të mbarojmë reformat që kemi nisur dhe patjetër që do të bëjmë edhe këtë”,-tha Mesi.
KOHA JONË SONDAZH

