Operacioni për energjinë, arrestohen 18 pronarë biznesesh

Deri në orën 19:00 të ditës së sotme është marrë masa e arrestit në flagrancë ndaj 26 personave, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, janë shpallur në kërkim 19 persona, si janë ndërprerë 372 lidhje të paligjshme të energjisë  dhe abonetëve debitorë.

 

Ndërko nga të arrestuarit 18 prej tyre janë pronarë biznesesh.

 

Sipas qarqeve rezultatet paraqiten si më poshtë:

 

·        Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar në flagrancë 13 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 6 të tjerë.

·        Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona .

·        Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier është  arrestuar në flagrancë 1 person.

·        Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat janë  arrestuar 3 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.

·        Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë arrestuar 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person

·        Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër është arrestuar 1 person dhe janë shpallur në kërkim 6 persona.

·        Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë  arrestuar 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.

·        Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është shpallur në kërkim 1 person.

·        Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër  është shpallur në kërkim 1 person.

 

Vijon kryerja e veprimeve procedurale për rastet e tjera të konstatuara nga strukturat e policisë.

 

Policia e Shtetit do të vijojë edhe në ditët  e ardhshme të zbatojë me vendosmëri masat e marra në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm për vendin, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.

SHKARKO APP