Operacioni për energjinë, arrestohen 6 biznesmenë dhe 5 punonjës të OSHEE

Gjatë aksionit të sotëm në terren, OSHEE është mbështetur nga blutë në 286 raste, ndërsa janë ndërprerë 305 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonetëve debitorë.

Kështu, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë ndaluar 5 persona me detyrë Elektiçistë pranë OSHEE. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës është arrestuar 1 person. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë arrestuar 2 persona. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier është arrestuar 1 person. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë arrestuar 2 persona.

Policia e Shtetit në një deklaratë për shtyp thekson se do të vijojë edhe në ditët e ardhshme të zbatojë me vendosmëri masat e marra në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?