Operacioni “Shpirti”, SPAK kërkon 128 vite burg për 8 nga të pandehurit
128 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Posacme për 8 nga të pandehurit e operacionit “Shpirti”.
SPAK ka dhënë sot pretencën për 8 nga 35 të arrestuarit e këtij operacioni, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Konkretisht SPAK kërkon dënimin me 20 vite burg për Ilirjan Ducellarin, Mariglen Ducellari me 18 vite burg nga 15 vite janë kërkuar për Aurel Kalarin, Kleo Piro, Organ Ducellarin, Julian Bejdollarin, Rexhino Mucaj, Alban Koshi.
Ky operacion lidhet me valën e kultivimit dhe trafikimit masiv të kanabisit në Shqipëri para zgjedhjeve të vitit 2017 dhe hedh dritë për kriminalizimin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit deri në nivelet e saj më të larta në atë kohë.TCH