Operacioni Shqipëri-Itali, Lleshaj: Çmontim krimit të organizuar

Pas goditjes së katër grupeve kriminale dhe arrestimin e 27 personave në bashkëpunim me Italinë, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

I pari i ministrisë së Brendshme shkruan mes tjerash se operacioni për shkatërrimin e grupeve të strukturuara kriminale është një tregues se Italia dhe Shqipëria do të çmontojnë me “themel” raste të tilla.

Pas dy vitesh hetime intensive u bë e mundur arrestimi i 27 trafikantëve, mes tyre 21 shqiptarë dhe 6 shtetas italianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një tjetër goditje e rëndësishme për krimin e organizuar ndërmjet Shqipërisë e Italisë. Finalizimi i operacionit të përbashkët mes policive të të dy vendeve, një provë tjetër e qartë e vullnetit dhe e kapaciteteve për çmontimin e krimit të organizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni vazhdon…???‍♂??”, shkruan Lleshaj.

Përmes një video konference, vetë prokurori i antimafias italiane De Raho pohoi se këto grupe kriminale bazën e kishin në Lece dhe sasinë e drogës e shpërndanin në vendet europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?