Operacioni “Tempulli” – Policia e Lezhës arreston në flagrancë shtetasit

Policia e Lezhës ka arrestuar dy shpërndarës droge në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit fizik ndaj 26 vjeçarit me iniciale S. L., banues në Pukë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, doza kanabisi, të gatshme për shitje.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Goditen 2 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në Lezhë dhe në Mirditë. Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 68 doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, dhe municion luftarak.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera në këtë fushë.

Në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit S. L., 26 vjeç, banues në Pukë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje.

Në Mirditë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit N. Rr., 31 vjeç dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë këta 2 shtetas, ndërsa sasitë e lëndës narkotike (në total 68 doza) dhe sasia e municionit luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

SHKARKO APP