Operatorët turistikë: Qeveria e la turizmin në rënie të lirë, rrezikohet sezoni i verës

Pronotimet turistike këtë vit do të kalojnë një situatë më të vështirë ekonomike nga ajo e vitit 2020. Faktori kryesor që do të ndikojë negativisht është  mungesa e një strategjie konkrete nga ana e  qeverisë dhe ministrisë së Turizmit për caktimin e datave konkrete të hapjes se kufijve.

Operatori turistik, Besnik Vathi, në një intervistë për Syri Tv deklaroi se aktualisht nuk ka asnjë pronotim.

“Deri më tani nuk kemi asnjë pronotim. Periudha e pranverës  u dogj prej kufizimeve. Turizmin për vitin  2021 e pret një situatë ekonomike jo e favorshme. Ministria e Turizmit duhet të nisë një politikë agresive për hapje kufijsh. Mungesa e datave, po “djeg” edhe sezonin e tanishëm çka rrezikon verën. Mungesa e paketave ekonomike largoi 80 % të punonjësve”, tha ai.

SHKARKO APP