Operohet 18 vjeçarja me Covid-19, reanimatori: Shqipëria i ka kushtet për ndërhyrje të tilla
Në Shqipëri operohet për herë të parë një nga pacientët e prekur me COVID-19. Fillimisht vajza 18 vjeçare nga Lezha është paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar, por pas bërjes së testit rezultoi positive me koronavirus.
Operacioni është kryer në Senatorium mbrëmjen e së premtes nga kirurgu Ylber Vata dhe ekipi i tij. Reanimatori Arjan Vyshka tha për ABC News se pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se Shqipëria ka kushtet e mjaftueshme për të kryer operacione të tilla.
Stafi mjekësor që kreu ndërhyrjen ndaj 18 vjeçares u pajisën me mjetet e nevojshme mbrojtëse. Të maskuar nga këmbët te koka. Vyshkaj ka edhe një sugjerim për autoritetet shëndetësore, e sidomos në këtë kohë.
Pjesë nga biseda:
Kur erdhi vaja në spitalin e sanatoriumit?
Ajo është paraqitur në shërbimin e urgjencës ku është njoftuar edhe më parë se çdo e infektuar me koronavirus dhe ka nevojë për ndërhyrje do të paraqitet pranë spitalit Shefqet Ndroqi. Është një program i përcaktuar nga ministria para disa ditësh.
Vajza që ishte e konfirmuar me koronavirus më parë, ku ndodhej?
Ajo qëndronte e vetëkarantinuar në shtëpinë e saj në Lezhë.
Ky është rasti i parë i një pacienti me COVID në Shqipëri që operohet. Ju dhe stafi juaj a ishit të frikësuar?
Detyra jonë është të përballemi me raste të vështira në rastet kur pacientët kanë nevojë për ne. Ne i kishim marrë të gjithë masat për ta kryer këtë interveno si porsa i përket veshjes së stafit mjekësor që mori pjesë në operacion po ashtu dhe stafi që do e ndjekë jashtë.
A mund të themi se Shqipëria i ka kapacitete për të operuar persona me COVID 19?
Në fotot që janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale duket se ne tashmë jemi të pajisur me veshjen përkatëse.
Vajza besoj se ndodhet akoma te shefqet ndroqi. Çfarë masash janë marrë në mënyrë që pacientja mos të infektojë persona të tjerë?
Janë pajisur i gjithë stafi mjekësor me veshjen e duhur dhe është izoluar në mënyrë që të mos ketë kontakt me pacientë të tjerë.
Po familjarët e vajzës, vijojnë të jenë të izoluar?
Nuk e di nëse kanë rezultuar pozitivë ose jo, por në spital vizitat janë të ndaluar kemi komunikuar përmes telefonit.
Çfarë masash shtesë duhet të marrë ministria për bluzate bardha?
Për mendimin tim janë marrat e nevojshme, dhe pse mund të ketë dhe një specifikim në lidhje me përballjen që ne duhet të përballemi me rastet e veçanta për të ulur sa më shumë ekspozimin e stafit mjekësor ndaj këtij virusi. Ne çdo vit kemi pasur raste të rënda që kanë qenë dhe të intubuar dhe ja kemi dalë që ti mbajmë në jetë. Nuk është një gjë e re kjo lloj gjendje e të sëmurëve pasi ne shpesh jemi ndeshur me raste shumë të vështira. Unë mendoj se mjaftojnë mjetet mbrojtëse dhe detyra do të bëhet në maksimum.
A ka ndryshuar protokolli i mjekimit të pacientëve?
Mjekimin e pacientëve e përcaktojnë mjeket pneumologë dhe infeksionistë, porsa i përket medikamenteve që do të marrë pacienti. Reanimatori fazën e tij e ka kur pacientët kalojnë në një gjendje të rëndë me vështirësi të frymëmarrjes, aty është një punë e vështirë pasi është përpjekja për të mbajtur në jetë pacientin.
Në rast të shtimit të rasteve të pacientëve me COVID 19 a i ka spitali Shefqet Ndroqi të gjithë kapacitet?
Ne do të bëjmë përpjekjet maksimale në punën tonë me mjeket që kemi. Ne jemi një vend që nuk kemi kapacitete e vendeve Evropiane që askush nuk e ka menduar një situatë të tillë por angazhimi i stafit mjekësor është maksimal në të gjithë botën. Stafi mjekësor punon me kapacitet të plotë dhe në rast nevoje ne dalim dhe në mbështetje të kolegëve.