Opozita akuzon se fshihen shifrat e Covid-19, Rama: Për fat të mirë, vdekjet janë më pak se vendet e rajonit

Kryeministri Edi Rama, në ”Real Story”, i është përgjigjur akuzave të opozitës, se qeveria po fsheh shifrat e vërteta nga Covid-19 në Shqipëri. Rama tha se e gjithë bota po përballet me këtë mortje dhe se Shqipëria nuk është në asnjë të dhënë më keq se e gjithë bota.

”Statistikat nuk i prodhon qeveria. Këtu jetojmë në një kohë shumë të keqe për t’u përballur me këtë mortje, se jetojmë në kohën kur faktet duhet të bëjnë luftë të madhe për të mbijetuar. Nuk jemi asgjëkundi në asnjë të dhënë më keq se sa e gjithë bota. Mund të ishim dhe më keq se sa jemi, por fatmirësisht kjo nuk ka ndodhur, pasi janë bërë gjërat e duhura dhe janë hedhur hapat e duhur në këtë proces të vështirë, që ka sfiduar gjithë botën. Numri i vdekjeve në Shqipëri është për fat të mirë është ku e ku më i ulët se në vendet që përmenda më lart dhe është nën mesataren e vet rajonit”, tha Rama.

Pyetje: Si ka mundësi që ne që kemi një shërbim më vurnerabël shëndetësor, paskemi më pak viktima e infektime?

Kjo nuk është një çështje sesa i avancuar është sistemi spitalor, por është çështje e mbijetesës apo se si komunitete të caktuara reagojnë. E vërteta është që ky popull nga momenti i mbylljes së parë e deri më sot, në përgjithësi, i ka zbatuar ator rregulla të thjeshta që janë të domosdoshme.

Është krejtësisht e mundur që një autobus të jetë me më shumë njerëz, se sa duhet, por në tërësi nëse shohim linjat e autobusit në Tiranë, që kanë monitorim shumë intensiv, përgjithësisht i ruajnë rregullat.

Në shkolla përgjithësisht ruhen rregullat, ashtu si dhe në ndërmarrje. Është shumë e rëndësishme që ne të kuptojmë që kjo është një luftë shumë më e madhe se partitë tonë, se mendja apo dija e secilit, dhe rezulton të jetë një luftë edhe më e madhe se vetë dija e SHBA, apo Gjermania, apo Franca.

Prandaj është shumë e rëndësishme që në këtë luftë të bëjmë c’është e mundur t’i shmangemi debatit publik, që ushqehet nga të pavërteta apo spekulime.

SHKARKO APP