Opozita bëhet gati për të “rrëzuar” Ramën, shikoni shtatoren gjigante para Kryeministrisë

Një kuti e madhe  prej druri me mbishkrimin Rilindje që simbolizon kutinë e votimit për zgjedhjet është vendosur para Kryeministrisë në formë simbolike nga protestuesit.

Në të do të hidhen fletë votimi që mbajnë numra 339 dhe 184, dosjet e nxehta të shitblerjes së votave në Durrës dhe Dibër.

Nuk mungojnë edhe pankarta me pjesë nga përgjimet e publikuara në “Bild”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq me dhjetëra protestues u panë të veshur me bluza ku shkruhej: Rama ik!

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi kutinë e votimit ata protestuesit kanë vendosur “shtatoren” e kryeministrit Rama.

Siç edhe bëjnë me dije burime, shtatorja do të rrëzohet në formë simbolike gjatë protestës, duke hedhur paralele me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës me 20 shkurt të 1991.

Edi Rama në shtrat me krimin

“Simbolet e protestës së sotme janë frymëzuar nga përgjimet e dosjes 339 dhe 184, të vjedhjes së zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin dhe me njerëzit e tij të korruptuar në qeveri, polici, administratë. Një krevat I madh, ku qëndrojnë të rinj me portertet e Edi Ramës dhe të personave me të cilët ai ka bashkëpunuar si një organiztaë kriminale për të vjedhur zgjedhjet. Poshtë emrit të Edi Ramës është nofka Babloku, siç e thërrasin kriminelët me të cilët ai bashkëpunon. Imer Lala thirret babloku i vogël, kriminel i lindur, Damian Gjinuri është cilësuar me ironi si guru, për shkak të lidhjeve misterioze me një personazh misterioz indian, Saimir Tahiri quhet El Chapo si bosi i kartelit më të fuqishëm meksikan të drogës. Vangjush Dako tallet me nofkën “akullorja”, siç e thirri veten në zhargon për të treguar se është i pastër nga lidhjet me krimin. Erion Veliaj është quajtur me ironi Fiku, për shkak të historisë që tregon për t’u viktimizuar dhe Arben Keshi, perosni që del në përgjime me Ramën duke I garantuar zbatimin e skemës për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër”, njofton selia blu

LIVE - Protesta 21 Qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?