Opozita bllokon rrugët në vend, Blushi i PL-së: Mos provokoni

Sot në orën 17:00 nis mosbindja civile e PD dhe e mbështetur nga opozita, dhe që ka të bëjë me paralizim të akseve kryesore të vendit. Në një deklaratë për mediet, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi bëri thirrje ministrit të Brendshëm që të mos provokojnë protestuesit e opozitën. ”Bllokimi i rrugëve, protesta dhe Mosbindja Civile e Opozitës, sot do të jetë një kushtrim edhe për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të vendit tonë dhe që janë të gatshëm të përballen me këtë regjim duke sakrifikuar edhe jetën e tyre në mbrojtje të Çështjes Kombëtare, për të cilën sot Ilir Meta dhe Sali Berisha janë burgosur politikisht”, tha Blushi.

SHKARKO APP