“Opozita disponon fakte skandaloze”, Vokshi: Do publikohen së shpejti

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikohen fakte skandaloze që tregojnë përfshirjen e eksponentëve të lartë të mazhorancës në afera korruptive.

Në studion e lajmeve të televizionit ‘Fax News’, Vokshi nuk dha më shumë detaje por shtoi se skandalet që pritet të dalin do të shoqërohen me protesta të mëdha në vend.

”Ne kemi ofruar një zgjidhje për këtë situatë në të cilën ndodhet vendi dhe politika, dhe zgjidhja është VETING-u në politikë, por mazhoranca e rrëzoi projektligjin. Opozita disponon fakte të tjera skandaloze që do të bëhen publike në ditët në vijim për të parë se ku është përfshirë kjo qeveri. Do të ketë protesta shumë të mëdha”, deklaroi Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimin e opozitës së bashkuar për një marrëdhënie të kufizuar me parlamentin, Vokshi e argumentoi me faktin se Rama nuk ka pranuar të përjashtojë nga Kuvendi deputetë të lidhur me krimin dhe kriminelët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?