Opozita doli kundër, PS voton projektligjin për ”Bashkëqeverisjen”

Projektligji për “Bashkëqeverisjen” solli përplasje mes PD dhe PS në seancën e kësaj të enjte në Kuvend. Socialistët kërkuan votën e demokratëve duke argumentuar se agjencia e “Bashkëqeverisjes” do të ndihmojë qytetarët të shprehin problemet e tyre, por dhe si një instrument për të luftuar korrupsionin.

PD-ja e cilësoi këtë agjenci si anti kushtetuese dhe se do të ndihmojë qeverinë për të siguruar të dhënat e qytetarëve. Ministrat i zgjatën dorën PD që ti bashkohej bashkëqeverisjes, ndërsa mes tyre nuk munguan as ironitë.

Në përfundim të diskutimeve, projektligji për “Bashkëqeverisjen” u votua në Parlament me 73 vota pro dhe 42 vota kundër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?