Opozita feston duke përkujtuar dëshmorët e kombit (FOTO)

 

Si gjithmonë politika jonë, nuk mund të bashkohet edhe në raste të festive zyrtare. Partia Dekomkratike ka preferuar që këtë 103- vjetor të Pavarësisë, ta urojë duke përkujtuar dëshmorët e kombit.

Mesazhi i Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për këtë ditë të shënuar të kombit shqiptar është ky: "Nga altari i martirëve të kombit dua t’i uroj të gjithë shqiptarëve anembanë Shqipërisë, trojeve shqiptare dhe anembanë botës gëzuar festën e Pavarësisë, festën e Flamurit, gëzuar festën e Çlirimit! Dua të përkujtoj së bashku me të gjithë qytetarët shqiptarë sakrificën sublime të mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që dhanë jetën e tyre për lirinë kombëtare, për lirinë e Shqipërisë, për lirinë nga okupatorët nazifashistë".

"Asnjë komb tjetër nuk ka paguar më shtrenjtë për lirinë kombëtare se kombi shqiptarë ndër shekuj. Por kjo liri është e paplotë pa lirinë nga tirania e varfërisë, pa lirinë nga tirania e padrejtësisë, e arbitraritetit dhe arrogancës. Ndaj jam i bindur se ky 28 Nëntor do të shërbejë për një bashkim të ri dhe të madh të shqiptarëve për t’i dhënë lirisë kombëtare dimensionet e plota dhe të vërteta, të lirisë, demokracisë, përparimit, zhvillimit dhe shanseve të barabarta për të gjithë para ligjit"- ka shtuar më tej opozitari Basha.

 

R.Sh

SHKARKO APP