Opozita flet për protesta, por nuk ka kalendar! Opozita flet se “do bëjë namin”, por nuk janë të kordinuar

Çfarë nuk kanë dëgjuar veshët shqiptarëve në muajt korrik-gusht të këtij viti!

“Do bëhet nami!”-bërtiste njeri lider. “Do rrëzojmë Ramën dhe do krijohet qeveri teknike”- thoshte tjetri.

Edhe dy ditë ikën shtatori, sikurse po shuhen edhe premtimet e lidershipit opozitar.

Asgjë nuk ndodhi!

Sali Berisha vazhdon bisedimet me demokratët e tij, por nuk ka protesta.

Ilir Meta takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim, por nuk shkon te Berisha për të rakorduar protestat.

Një opozitë që dukej se do të ishte ndryshe nga ajo e Bashës, porse në thelb po bën të njëjtë gjë: Nuk po rrezikon qeverinë.

Në popullin opozitar kanë filluar gojët e liga të flasin se “ata po punojnë për hallet e veta e jo të qytetarëve”.

Shyqyr që kanë facebook-un dhe bëjnë “namin” nga shtëpia kundër Ramës!

 

SHKARKO APP