Opozita kosovare, prapë gaz lotsjellës në Parlament

 

Opozita në Kosovë bllokoi sërish paraditen e sotme punimet e Kuvendit, duke hedhur gaz lotsjellës në sallë.

Njëri nga deputetët e opozitës ka hedhur spraj dhe gaz në drejtim të forcave të sigurisë gjë që ka çuar në bllokimin e Seancës.

Krerët e mazhorancës dhe deputetët e saj u mblodhën në një tjetër sallë të Kuvendit dhe kryeminsitri Isa Mustafa apeloi që autoritetet e drejtësisë të ndërhyjnë në mënyrë që skena të tilla të mos përsëriten më.

Mustafa kërkoi zbatimin e ligjit dhe të gjithë sanksioneve kundër deputetëve të opozitës. në këtë mënyrë po sulmohet shteti tha kreu i LDK, ndaj duhet të veprojë ligji që parlamenti të vijojë punën për të cilën është ngarkuar.

SHKARKO APP