Opozita kthehet në Kuvend, Ina Zhupa tregon misionin e PD-së

Në shtator pas dy viteve mungesë, në Kuvend do të rikthehet opozita reale (PD-LSI). Çfarë aksioni do të ndërmarrë, ku do ti përqëndrojnë fuqitë? Reforma Territoriale dhe ajo Zgjedhore janë dy shtyllat ku do të nisë misioni i PD-së në shtator kur nis edhe legjislatura e re e Kuvendit. Këtë konfirmoi deputetja e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit Ina Zhupa, e cila tha se në Parlament do të përfaqësojë interesin qytetar.

“Misioni im është që qytetarët sa herë të kenë nevojë për përfaqësim, për t’iu dëgjuar zëri dhe për të mbrojtur interesin e tyre unë do të jem aty.

Ne kemi një mision për të çuar përpara atë votë të ndryshimit që kërkuan qytetarët shqiptarë më 25 prill dhe këtë betejë nuk do ta ndalim vetëm e vetëm që misioni i përbashkët për ndryshim të finalizohet me sukses. Misioni ynë fillon në shtator. Kemi vendosur 2 shtylla kryesore; reformën zgjedhore dhe territoriale si imediate për ndryshim në interes të qytetarëve.

Ne do të shkojmë në parlament për të bërë atë që qytetarët na kanë kërkuar gjatë fushatës elektorale. Është bërë e kundërta e pushtetit lokal në vend që t’iu shërbejë qytetarëve, ishte vënë në shërbim të zgjedhjeve, duke shuajtur bashki”.

SHKARKO APP