Opozita largohet nga mbledhja, Veliaj: Kanë nisur ekskursionet, peshk e verë…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar këshilltarët e opozitës që braktisën sot mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Gjatë fjalës së tij Veliaj tha se opozita ka nisur ekskursionet në disa rrethe të vendit.
“Ata thonë pse s’na pyesni ne. Ata thonë; ti bëjmë apel parlamentit që të na e varin ne. Po pse PD dhe LSI nuk shkojnë në Parlament? Këta thanë që ‘mbi trupat tanë do të kalojë ligji për teatrin’, dhe të gjithë duke ngrenë drekë në Vlorë. Këta parlamentin e kanë ekskursion dhe i thonë Bashkisë që oburra…Mirë thojini Monë dhe Lulit në telefon dhe thojini; boll me ekskursionet dhe kthehuni në Parlament se jemi të shqetësuar. Po ne do i bëjmë apel kundërshtarëve tanë që të lënë ekskursionet?! Një ditë ekskursion në Vlorë, një ditë në Shkodër, një ditë në Elbasan, e Durrës. Këto janë qytete me det, peshku dhe vera e mirë..Këta janë të shqetësuar se partia e tyre nuk shkon në Parlament. Po pse ne e kemi fajin. Meqë po flasim për vetting, eja ta bëjmë atë. Kush do të flasë për teatrin? 83% e qytetarëve të Tiranës duan teatër të ri. Këta që duan të bëjnë protestë, janë të dënuar. Kush do protestojë? Një e kam hequr unë nga puna se vodhi aparatin dhe një tjetër e hoqi LSI se vodhi naftën tek AKBN”, tha Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

