Opozita mbyll protestën, Argita Malltezi: Pse Veliaj i quan kolegë prokurorët e SPAK-ut?

Pas tre orësh, opozita ka mbyllur protestën para bashkisë së Tiranës. Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, tha nga protesta se Erion Veliaj i quan kolegë prokurorët në vjedhje dhe korrupsion, pasi nuk ka një formim juridik apo eksperiencë në fushën e drejtësisë.

”Unë pyes qytetarët se a është lajm i mirë kur kryebashkiaku del nga prokuroria dhe thotë dola nga zyra e kolegëve. I ka kolegë në vlerësimin tonë si opozitarë në vjedhje apo si?

Ai nuk është jurist, nuk ka formim juridik, qartazi ai ka kolegë në sferat e tij të ekspertizës siç janë korrupsioni dhe vjedhja. Çdo njeri duhet ta bëjë vetë analizën në dy aspekte.

Veliaj është i zhytur në këtë aferë më shumë se Arben Ahmetaj. Ahmetaj ka 5 shkresa që thotë jo. Në rastin e Veliajt, është në të njëjtat kushte dhe cështje si Ahmetaj dhe Dumani ka mbyllur sytë. SPAK është një konglomeratë prokurorësh”, u shpreh ajo mes të tjerash.

SHKARKO APP