Opozita me dy kandidatë, Agron Duka: Nuk do kemi mundësi të orientojmë votën tonë
Kryetari i PAA-së, Agron Duka gjatë një takimi me strukturat në Elbasan, tha se nëse shkohet me dy kandidatë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, do jetë e vështirë që të orientohen anëtarët e partisë së tij, se ku duhet që ta çojnë votën.
”Në kuadër të zgjedhjeve vendore kemi filluar lëvizjet në të gjitha qarqet e Shqipërisë, qëllimi të identifikojmë njerëz për këshillin bashkiak. Qëllimi të fuqizimit sa më shumë këshilltar bashkiak në bashki të ndryshme dhe numër vota në gjithë Shqipërinë.
Kodi Zgjedhor të penalizohen dhe duhet të futesh së bashku me koalicionet. Nëse opozita arrin marrëveshjen dhe nxjerr një kandidaturën të përbashkët mos të mbështesim kandidaturën e opozitës.
Prirja jonë është të mbështesim kandidaturë të opozitës. Nëse dalim me dy kandidatë po e përsëris nuk do kemi mundësi të orientojmë votat e PAA-së, ose do të mbështesim një kandidat që kemi të pëlqyer. Ato luhatjet ndër vite për fajet të opozitës moshyrja në beteja elektorale nuk na ka bërë mirë. Ne po bëjmë çfarë është e mundur të ringremë strukturat e partisë. Besoj se konsumimi i mazhorancës do na ndihmojë”.