Opozita me dy lista, Agron Duka: S’ka çarje, LSI-ja do të tërheqë të majtët e vërtetë

Partia Agrare Ambientaliste, i vuri vulën finale formulës së kandidimit në këto zgjedhje krah PD-së. Kështu kreu i PAA, Agron Duka, zbulon pak nga pritshmëritë e ambiciet në këto kushte kandidimi.

”Unë të jem në listën fituese të Durrësit dhe të kem përfaqësues në të gjitha qarqet e vendit. Nuk është e pamundur edhe që të marrim një deputet tjetër edhe pse është e shumë e vështirë. Edhe nëse ne nuk arrijmë. Nëse do të ishin koalicionet e përbëra, kam bindjen se, në 4 qarqe të Shqipërisë mund të nxirrnim deputet”,-tha Duka për ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, Duka theksoi më tej se opozita do të mbledhë më shumë vota me dy lista dhe se nuk ka çarje të saj. ”Nëse ne do të futeshim në një liste të vetme, kishte pak vende për dy partitë e mëdha. E dyta, duke dalë më vete, LSI mund të tërheqë të majtët e vërtetë. Përveç votave të veta, LSI ka një mundësi të tërheqë shumë të majtë të zhgënjyer. Di fakte që ka shumë të majtë, të cilët nuk e gjykojnë që ”Rilindja” është PS-ja. E rëndësishme është që, pavarësisht dalje në dy lista, edhe pse ndonjë mund ta shohë si çarje të opozitës”.

Më tej, Duka theksoi se Partia Agrare Ambientaliste është e përqendruar te fermerët shqiptarë, për të cilët ai tha se duhet të besojnë te kjo parti se do të jetë zëri i tyre.

SHKARKO APP