Opozita me tre grupe negociatorësh për Presidentin, Mediu: Tregon mungesë vullneti

Tre grupe negociatorësh janë ulur në një tryezë me mazhorancën për të propozuar emra dhe për të caktuar Presidentin e ri të Republikës.

Opozita që është më e përçarë se kurrë, teksa brenda vetë Partia Demokratike është grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn dhe Sali Berishën, është e ndarë dhe në këtë proces të rëndësishëm. Fatmir Mediu, pjesë e grupit negociator thotë se opozita së pari duhet të ishte serioze me veten.

”Opozita duhet të ishte serioze. Duhet të kishte një trup negociuese, jo tre siç i kemi, që tregon mungesë vullneti, sepse unë kam thënë dhe emra që do të ishin të pranueshme nga të gjithë. Nëse nuk dimë të jemi korrekt me njëri-tjetrin, ajo që kishim detyrë nuk ishte të bindnim mazhorancën, kishim për detyrë të kishim një dy kandidatura për të cilat të binim dakord të gjithë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?