Opozita merr 25 mandate në Tiranë, Rilindja jo më shumë se 10

Nga: Aleksandër Biberaj

Tirana do të jetë vaterloja e klikës në pushtet! Ne Tiranë PD-ja dhe opozita e bashkuar do të arrijnë fitore spektakolare me rreth 25 mandate! Regjimi i Rilindjes dhe i mafies së betonit në Tiranë s’do mund të marrë më shumë se 10 mandate! Pas Durrësit, klika në pushtet, e zhytyr në krim dhe korrupsion 8-vjeçar, duke qenë se ka humbur kontrollin dhe duke punuar sipas motos së Rilindjes “kap ca të kapësh” se po humbasim pushtetin, po synon që t’i turret Tiranës, të cilën e konsiderojnë prenë/gjahun dhe hambarin e parave të pista të tyre, ku sipas raporteve ndërkombëtare pastrohen nga pushteti dhe mafia e ndërtimit mbi 1.5 miliard euro.

Tirana që ka humbur çdo lloj identiteti dhe trashegiminë kulturore nën qeverisjen mafioze qëndrore dhe lokale të Rilindjes, Tirana ku nuk ka mbetur me asnjë pëllëmbë zonë jeshile. Tirana ku janë hapur për të disatën herë rrugët vetëm e vetëm për të vjedhur duke e bërë trafikun rrugor një makth të vërtetë jo vetëm për qytetarët kryeqytetas por edhe për ata që vijnë nga rrethet apo për turistët. Tirana ku korsitë e biçikletave po i fshijnë nga harta rrugët e makinave, Tirana ku u prish Teatri Kombetar 100-vjeçar nga talebanët e Rilindjes duke shkelur kushtetutën dhe çdo ligj në 4:00 të mëngjesit në kohë pandemie/karantinë.

Tirana e mbytur nga taksa mbi taksa nderkohe qe s’ka uje, Tirana ku gjate pandemise falimentuan me mijera biznese nderkohe qe mijera qytetare te Tiranes humben vendet e punes nderkohe qe ndihma nga qeveria ishte zero, Tirane qe ndonese u demtuar rende pas Durresit dhe Thumanes nga termetet e vitit te kaluar nuk ka pasur asnje ndihme me perjashtim te ndonje show te turpshem rilindas me “celesa shtepish te reja te varura ne qafe” dhe ato pak finde qe do jepen do keq-perdoren per fushatat qe po vijne, Tirana ku me dhjetera shkolla te demtuara jane lene per t’u rikonstruktuar ose ndertur vetem per fushatat elektorale.

Tirana qe rezulton nder qytetet me te ndotura ne Bote, Tirana qe rilindja e shnderroi nga nje qytete perle ne nje qytet te pabanueshem, do t’i jape goditjen fatale mafies ne pushtet, klikes dhe regjimit kriminal ne votimet e 25 Prillit 2021 duke i dhene PD-se dhe opozites se bashkuar deri ne 25 mandate, nderkohe qe rilindja nuk do te marre me shume se 10 mandate. Tirana dhe Durresi do t’i japin goditjen perfundimtare klikes ne pushtet, duke i dhene Shqiperise qeverisjen e PD-se dhe opozites se bashkuar, qeverisje qe e drejtuar nga Lulzim Basha dhe e perbere nga personalitete politike dhe profesionale do te sjelle ne Shqiperi ndryshimin e madh!

SHKARKO APP