Opozita në Kuvend, 62 deputetë duan të flasin

Parlamenti mblidhet pasdite në seancë të jashtëzakonshme për të votuar dekretet e Presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet e fundit në qeveri. Ndryshimet e fundit në kabinet nuk kanë lënë indiferentë opozitën, e cila si rallëherë ka regjistruar të gjithë emrat e deputetëve për të folur në Parlament, veprim që sipas mazhorancës, rregullorja nuk ua lejon për shkak se sot nuk parashikohen diskutime por vetëm votim të dekreteve të Presidentit. Porositë e fundit, opozitarët pritet t’i marrin në mbledhjen e orës 16:00, para nisjes së seancës ku do të vendoset mbi mënyrën e reagimit nëse fjala e tyre nuk lejohet në Parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?