Opozita nis rrethimin e Parlamentit. Policia siguron perimetrin

Ashtu sikurse edhe u lajmërua , do të mbahet sot protesta e radhës e opozitës përpara parlamentit.

Tashmë ka filluar grumbullimi i njerëzve, ku një pjesë janë përpara Selisë së PD-së, ndërsa një pjesë përpara Parlamentit.

Opozita vendosi të protestojë sot pasi Konferenca e Kryetarëve mori vendim të zhvillonte seancën e së enjtes së kaluar pasdite në orën 17:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë policia ka marrë edhe masat për të siguruar vijimësinë normale të saj. Një numër i madh efektivësh janë vendosur tek parlamenti, ku ndodhen dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë por edhe të Gardës. Ndërsa FSHN është stacionuar brenda rrethimit të xhamisë dhe Seancës Plenare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?