Opozita para Kryeministrisë, Rama me helikopter në koncertin e Carla Brunit

Derisa në shesh po vijon grumbullimi i mbështetësve të opozitës, për zhvillimin e protestës së 9 kombëtare, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të largohet nga Tirana. “Ora News” raporton se Rama ndodhet në Sarandë dhe në mbrëmje do të marrë pjesë në koncertin e Carla Brunit në qytetin antik të Butrintit.

 

Gjithashtu thuhet se kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me helikopter. Sipas raportimeve, Rama ka mbërritur me një helikopter në Ksamil, duke u ulur në zonën e Kepit të Merlit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forca të shumta policie kanë rrethuar Ksamilin për të evituar ndonjë përplasje të mundshme të shefit të qeverisë me mbështetës të opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?