Opozita parlamentare del e pakënaquar nga takimi me Ramën

Përfundon takimi i kryeministrit Edi Rama në tryezë me opozitën parlamentare për 1 orë e 20 minuta. Në fokus ka qenë Reforma Zgjedhore. Në fjalën e saj para gazetarëve, deputetja Rudina Hajdari tha se do të vijojnë të kërkojë listat e hapura. Rama i shoqëruar nga Balla, ka disktutuar me Murrizin, Stokujun, Musian dhe Rudina Hajdarin.

Pjesë nga deklarata e Rudina Hajdarit

Nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë dhe ia bëjmë të qartë Ramës se opozita parlamentare e ka marrë përsipër këtë betejë dhe nuk ka tërheqje. Kjo kërkesë vjen në një kohë të vështirë por që është e nevojshme që të mos mbetemi në vend numëro por të kemi zgjedhje me standarde dhe duhet ta bëjmë realitet se listat e hapura mbështet 75% e qytetarëve shqiptar dhe duhet të realizojmë.

Nëse Rama zgjedh të shkojë me opozitën jashtë parlamentare, po u kthen kurrizin shqiptarëve, nëse jo u ka bërë nder. Ne i shtruam kërkesat tona dhe ka një presion të jashtëzakonshëm se marrëveshja që është bërë në atë tryezë i shërben Integrimit të Shqipërisë dhe riktheu PD/ LSI në sistem, por nuk është e plotë dhe nuk mbështet nga publiku i gjerë. Ne kemi kontrollin e parlamentin, se Rama nuk i ka votat.

Jemi 29 deputetë që do ta kushtëzojë votën. Pa patur lista të hapura, nuk ka shans që ne të votojmë. Ka presione nga të gjitha anët, ka deputet që mund të ndryshojnë mendje të tyre, por ne do ta shikojmë me vonë, por unë si deputete në atë kuvend bashkë me kolegët e mi, jemi të qartë në kërkesat tona.

SHKARKO APP