Opozita refuzon propozimin e PS dhe bojkoton mbledhjen e “Ligjeve”

Opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve pasi nuk ka pranuar propozimin e ri të Partisë Socialiste.

Pasi iu prezantua propozimi i ri, opozita u largua nga mbledhja për t’u njohur me nismën. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, paralajmëroi se mbledhja do të vazhdonte dhe pa opozitën nëse nuk vinin për 10 minuta.

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari e ka quajtur ofentim propozimin e bërë nga PS-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Propozimi i sotem i Partise Socialiste eshte nje ofendim jo vetem per opoziten parlamentare por mbi te gjitha per shqiptaret. Praktikisht eshte i njejti propozim si ai i meparshem, thjesht i artikuluar ndryshe me me shume hile dhe truke brenda. Eshte per tu keqardhur se si Parlamenti nga nje institucion serioz i cili duhet ti sherbeje qytetareve dhe Shqiperise eshte kthyer ne strehe intrigantesh qe mendojne nga mengjesi deri ne darke se si t’ia hedhin qytetareve. Ne nuk e pranojme kete propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam qe deputetet ti vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci qe perdor pushtetin per te grabitur vendin e pasuruar nje grusht njerezish. Mireqenia e Shqiperise kalon vetem nepermjet demokracise dhe per kete ne nuk negociojme”, tha Hajdari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?