Opozita sërish në protestë para bashkisë së Tiranës, policia merr masat dhe bllokon disa rrugë

Sot mbahet protesta e radhës e opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës e cila parashikohet të zhvillohet rreth orës 11:00.

Edhe sot policia është në gatishmëri të plotë dhe e përgatitur për çdo rast, duke qenë se protestat e kaluara janë shoqëruar me trazira, hedhje molotovi dhe flakadanësh.

Prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

SHKARKO APP