Opozita takon reporteren për Shqipërinë në PE: Zgjedhje të Parakohshme
Përfaqësues të opozitës janë takuar me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos. Pas takimit, ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo tha se rruga e vetme për të kthyer normalitetin në vend janë zgjedhjet e parakohshme.
“Rruga e vetme për të rivendosur normalitetin kushtetues, politik dhe demokratik në vend janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të parakohshme. Opozita po bën pjesën e saj për këtë restaurim të demokracisë, që është një nga kushtet e Gjermanisë dhe së shpejti BE kur të hapen negociatat. Është pengesa e mazhorancës që përbën problem për Shqipërinë dhe problem për hapjen e negociatave. Gjithashtu patëm mundësi të sqarojmë që ligje si ai që i jep policisë të përgjojë qytetarë vend e pa vend. Ligje të votuara nga mazhoranca në këtë parlament, si ato të mediave, ligje që synojnë të kapin Gjykatën Kushtetuese janë jo vetëm problem për shtetin ligjor, për edhe për hapjen e negociatave”,- tha Pollo..
Kurse ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, tha se mazhoranca po minon reformën zgjedhore dhe se afati i rëndë dakordësisht nga palët, 15 marsi, është shumë larg për votimin në Kuvend të draftit të dakordësuar. Këto shqetësime, që për opinionin publik nuk kanë qenë të dukshme deri më tani kur palët janë ulur në një diskutim gjithëpërfshirës.
“Më vjen shumë keq që për të minuar Reformën Zgjedhore mazhoranca përdor taktika të ndryshme duke sabotuar në të njëjtën kohë Reformën në Drejtësi, duke ulur kështu besimin tek Reforma në Drejtësi me manipulime nga më të ndryshme, të cilat i kemi parë gjatë ditëve të fundit dhe duke minuar në të gjitha mënyrat Gjykatën Kushtetuese që është dhe thelbi kushtetues i këtij vendi, por është dhe dera e vetme jo vetëm për politikanët, por mbi të gjitha për qytetarët shqiptar. Ndaj dhe në të gjitha mënyrat duhet gjendur zgjidhja për të hequr dorë më radhë të parë nga minimi i Reformës Zgjedhore dhe për mua data 15 mars është shumë vonë.
Reforma Zgjedhore duhet të miratohet që nesër dhe opozita është në atë tryezë për ta bërë të mundur këtë”,- deklaroi Klajda Gjosha.