Opozita: Të ulen taksat, ministrja e Ekonomisë: Sistemi i taksave nuk funksionon me mocione

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, tha se sistemi i taksave nuk funksionon me mocione. Po ashtu Ibrahimaj nënvizoi se janë rritur subvencionet, në mënyrë që mos të shkatërrohet sistemi fiskal.

”Ne vendosëm që në fund të vitit të kaluar se nuk do të ndryshojë çmimi i energjisë për konsumatorët. Konsumi i energjisë elektrike në familjet shqiptare do të vazhdojë të ketë koston 5%. Nëse ne nuk do të mbronim konsumatorët kjo peshë do të shkonte deri në 20%.

Shoh propozime për uljet taksash dhe rritje përfitimesh. Sistemi i taksave nuk funksionon me mocione. Kemi marrë masa për të rritur subvencionet që të mos shkatërrojmë sistemi fiskal.

Për pjesën më të madhe të qytetarëve dhe bizneseve taksat janë ulur. 60% e konsumit të familjeve shqiptare shkon në subjekt që nuk paguajnë TVSH. Kjo qeveri ka treguar se nuk pret propozimet e opozitës për të reaguar”.

SHKARKO APP