Opozita tërheq vendorët nëse Rama nuk reflekton? Mediu: Do bëjmë çdo gjë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas përfundimit të takimit të kreut të PD, Lulzim Basha me aleatët.

Përflitet se opozita do të tërheqë të zgjedhurit vendorë nëse Rama nuk reflekton pas vendimeve që po ndërmerrni, u pyet Mediu. Ai u përgjigj duke thënë se opozita do të bëjë çdo gjë që kërkojnë shqiptarët, në rrugë kushtetuese.

”Opozita do bëjë çdo gjë që kërkojnë qytetarët shqiptarë në rrugën e nevojshme kushtetuese por njëkohësisht edhe në binarët evropianë që është tashmë një qëllim i gjithë shqiptarëve, që për fat të keq pengesa është kjo qeveri, korrupsioni, krimi e manipulimi i zgjedhjeve”, u shpreh Mediu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?