Opozita “uzurpon” kohën me fjalime politike në dëgjesën me kryetarët e bashkisë, Mazniku kërkon të ruhet pariteti

Debate për kohën dhe cilësinë kanë shoqëruar dëgjesën e parë të ditës së sotme në Komisionin Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale me kryetarët e bashkive të qarkut Berat. Deputetët e opozitës, Enno Bozdo dhe Xhelal Mziu, në vend të pyetjeve për të ftuarit, mbajtën fjalime të gjata politike, jashtë qëllimit të komisionit duke krijuar një situatë të parehatshme në komision dhe duke kufizuar mundësinë e kryebashkiakëve për t’u përgjigjur.

Më pas edhe bashkëkryetari i komisionit, Luçiano Boçi, vijoi me retorikën politike lidhur me reformën territoriale të vitit 2014, duke insistuar që kryebashkiakët të pranojnë atë që pretendojnë deputetë e saj Mziu dhe Bozo. Ky i fundit në mbledhjet e mëparshme ka qenë kundër shkuarjes së komsionit në terren për dëgjesat publike, ndërsa sot ndryshoi qëndrim duke thënë se ishte i gatshëm të shhkonte në Poliçan.
Nga ana tjetër, anëtarët e mazhorancës kërkuan vendosjen e rregullit dhe respektimin e kohës së debatit. Në këtë moment ndërhyri edhe bashkëkryetari Arbjan Mazniku, i cili kërkoi ruajtjen e paritetit në diskutime dhe theksoi se situata nuk duhet të vijojë me monopolizimin e mikrofonit pa u dhënë mundësi kryetarëve të bashkive të përgjigjen apo deputetëve të tjerë të bëjnë pyetje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?