”Opozitarizmi i parë ka qenë lule”, Berisha-Ramës: Po pres me padurim t’i përvishem
Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se opozita e 8 viteve nuk është asgjë me atë që do të ndodhë këtë vit, ku Berisha do të jetë sërish deputet edhe pse SHBA nuk e do në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, opozitarimi i parë ka qenë lule. Po ashtu Berisha e quajti Ramën si anti-shqiptarin më të madh.
”Prania ime në Parlament është një dëshmie një përpjekjeje për të mbrojtur të vërtetën. E garantoj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që do t’i duken lule ato që kanë qenë më parë. Ai ka treguar ligësinë shpirtërore me shpifje e mashtrime. Të presë ai se ia tregoj unë se çfarë do të bëj.
Ai është një çiban që duhet të hiqet sa më parë nga ky vend. Si? Zotin Basha ta lë unë në hije? Nuk lë unë në hije askënd, ky nuk është një arsyetim i drejtë. Ai ka të drejtë sa unë, madje edhe më shumë se unë, që të thotë gjithçka që mendon dhe të ndërmarrë çdo nismë.
Nuk është përpjekja imë të errësoj X-n apo Y-n, por ka të bëjë me mbrojtjen e interesave kombëtare. Po pres me padurim t’i përvishem ashtu siç e meriton. Fjala ime do të shkëlqejë gjithmonë e më shumë, pasi do të jetë e vërteta”.