Opozitë shterpë!
Në dy raundet e para opozita nuk prodhoi dot një emër për kandidat për President Republike. Tani ka raundin e tretë dhe të fundit për mundësinë e opozitës pasi në raundin e katërt mazhoranca do ta propozojë dhe zgjedhë vetë sepse i ka numrat kushtetues. Në tre raundet e para duhen 84 vota për ta votuar Presidentin e ri, kurse sipas Kushtetutës në raundin e katërt dhe të pestë mjaftojnë vetëm 71 vota.
Ndonëse kryeministri Rama tallet me opozitën që nuk “pjell” dot një emër presidenti, sepse në fund të fundit ai do të votojë atë që ka në mendje, por Opozita duhet të paraqesë një emër dinjitoz që të dilte para publikut shqiptar se ka dinjitet dhe forcë besueshmërie.
Në dy raundet e para asnjë emër nuk nxori Opozita, sepse burime të besueshme tregojnë se deputetët e PD janë ndarë në tre grupime që nuk pyesin njeri-tjetrin.
Dhe që asnjëri grupim nuk bën dot 20 firma për të paraqitur një kandidat.
Deri më sot kështu ka ndodhur. Nuk dihet nëse në raundin e fundit për ta, pra raundi i tretë, a do të kenë takatin të firmosin një kandidat për president.
Gjasat janë se kjo opozitë është shterpë!