Ora 12.00: Europa një minutë heshtje

 

Në Europë, sot në orën 12:00 të mesditës do të mbahet një minutë heshtje në përkujtim të viktimve të sulmeve terroriste të premten e kaluar në Paris.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së në një deklaratë të përbashkët kanë ftuar që në orën 12:00 në Europë qytetaret e qytetarët të marrin pjesë në një minutë heshtje.

Swiss Digital Desktop Reklama

"E mira është më e fortë se e keqja", thuhet në deklaratën e fundjavës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetet theksojnë në të, se do të bëjnë gjithçka të nevojshme, për të luftuar ekstremizmin, terrorizmin dhe urrejtjen.

Kujtojmë se në këtë nismë është përfshirë edhe Shqipëria, e cila sot përmes një vendimi zyrtar, e ka deklaruar sot si ditë zie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?