Ora 14.00,shembet me tritol godina 5 –katëshe përpara Fakultetit të Ekonomisë

IKMT do të shembë sot me tritol godinën 5 –katëshe që është ngritur në oborrin e Fakultetit të Ekonomisë. Mbi 300 kallëpe tritol janë vendosur në shtyllat e saj. Mësohet se pronarët e ndërtesës janë dëmshpërblyer. Ky objekt ishte bërë shkak për disa protesta të studentëve të Ekonomikut. Ata u kishin dërguar disa herë kërkesa autoriteteve që ta shembnin ndërtesën e ngritur në oborrin e fakultetit. Shembja me shpërthim pritet të kryet rreth orës 14.00. Qarkullimi në këtë kohë do të jetë i  bllokuar në rrugën e Elbasanit. 

SHKARKO APP