Ora Policore nuk hiqet/ Ekspertë, biznese dhe qytetarët: Shqipëria të ishte ”Covid free”
Ora Policore nga 1 qershori do të jetë në orën 23:00-06:00, por ky vendim i Komitetit të Ekspertëve ka ngjallur shumë pakënaqësi. Ekspertët e shohin zhgënjyes vendimin e Komitetit, në një kohë që argumentojnë se situata epidemiologjike është e qetë.
“Një farë zhgënjimi është sepse situata epidemiologjike është tejet e qetë, rastet janë 14 për 100 mijë ndërkohë që Spanja sot e ka 140 pra 10-fish më lart dhe orën e kufizimit e ka në 12 të natës. Duhet të shohim dhe shpërndarjen që i përkasin zonave të largëta ndërkohë që orari i kufizimit prek më shume bashkitë e mëdha dhe Tirana specifikisht që duket që është relativish të pastër”.
Për industrinë e turizmit, baret e restorantet, Shqipëria e humbi rastin që të shpallej të paktat vendet “Covid free” në botë dhe e hapur 24 orë, çka do të ishte reklama më e mire për këtë sezon. Kufizimi shkakton dëme të mëdha.
”Masat kufizuese kanë kthyer industrinë turistike në një turn e gjysmë, lejimi i aktiviteteve të paktën deri në 12 do ishte masa më reale, mendojmë se muzika e kufizuar deri në 10 është prapë masë kufizuese”.
Nisur nga shifrat, kryetari i Shoqatës së hoteleri turizmit, thotë se edhe Shqipëria duhet të ishte hapur, pasi kufizimet pengojnë ardhjen e turistëve, sepse ata mund të zgjedhin vendet fqinjë që s’kanë me kufizime apo i kanë lehtësuar më shumë se Shqipëria.