Ora policore nuk i ndal grabitësit, dy persona hyjnë gjatë natës në shtëpinë e një të moshuare
Kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë nuk po i ndal grabitësit që të vijojnë “punën” e tyre.
Gjatë natës duke u gdhirë dita e mërkurë, në rrugën “Myslim Keta”, dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe.
Policia thotë se autorët u larguan pasi kishin vjedhur një shumë parash të të moshuarës, e cila ka njoftuar blutë për atë që i ka ndodhur.
Nuk dihen të tjera detaje për grabitjen, por policia tha se po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.