”Ore ik andej”, inspektori s’mori asnjë masë për të dokumentuar shkakun e vdekjes së Egli Progës

Me anë të një njoftimi për mediat, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, ka bërë të ditur se po heton inspektorin A.L i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës”, sa i përket ngjarjes ku mbeti i vrarë Egli Proga pak ditë më parë në Pogradec. Sipas Prokurorisë, inspektori nuk mori asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së Egli Progës.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë merr nën hetim shtetasin A.L. i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Shtetasi në fjalë me detyrë Inspektor, Trupë Shërbimi, Patrullë e Përgjithshme rezulton se nuk mori asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së shtetasit E.P. më 10.08.2024 në Pogradec”.

SHKARKO APP