”Ore nuk është për atë punë”, qytetarët flasim për Gent Cakajn

Në emision e mëngjesit të Bashkim Hoxhës, një qytetar telefonoi dhe komentoi ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, të cilit ia ka deleguar postin kryeministri Edi Rama. Qytetari shprehu dyshime mbi aftësinë e tij në çështjet e politikës së Jashtme, ku përmendi edhe konfliktet që ndoshta mund të lindin në Ballkan dhe mungesës sipas tij të eksperiencës së Cakaj.

Ja çfarë tha ai:

Shqipëria prej kohësh ka pasur ministra të Jashtëm burra shtetit, që i njohin mirë çështjet e politikës së Jashtme, janë marrë me konflikte, burra 40 e 50 vjeç. Gent Cakaj mund të jetë i shkolluar por është 25 vjeç, (Gent Cakaj në fakt është 28 vjeç) Nuk mund të jetë ministër një 25 vjeçar nga Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkim Hoxha i thotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Nejse se si kosovarë si shqiptarë njëlloj jemi, ai ka edhe pasaportë shqiptare. Qyetari: Ore nuk është për atë punë, thotë qytetari. Sigurisht që opinion i tij nuk përfaqëson atë të tëgjithëve, dhe në samitin e parë në Bruksel, Cakaj nuk la pa përgjigje edhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic, i cili provokoi duke thënë: Kemi dy ministra të Kosovës këtu në Samit, jam i skandalizuar. Por Gent Cakaj iu përgjigj: Duhet të ishit skandalizuar më parë zoti Dacic, pasi dy ministra nga Kosova ka pasur edhe më parë, ku ka dy nuk është pa tre, thotë një shprehje. Unë jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë. I referohej origjinës së Ivica Dacic nga Kosova e që aktualisht është ministër i Jashtëm i Serbisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?