Organizata e Muxhahedinëve mohon lidhjet me ngacmuesin e djalit 11-vjeçar

Zëdhënësi i Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit ka hedhur poshtë si të pavërtetë lajmin e dalë në median shqiptare për ngacmimin seksual të një djali 11-vjeçar nga një anëtar i organizatës.

“Zërat në disa media shqiptare se “një anëtar i muxhahedinëve iranianë në Tiranë ka ngacmuar seksualisht një fëmijë 11-vjeçar” janë absolutisht të rremë. Personi i përmendur nuk është anëtar i Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit dhe as nuk ka ndonjë lidhje me të. Që nga koha që ai ka mbërritur në Shqipëri nga Iraku, UNHCR dhe zyrtarët përkatës kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm se ai nuk është i lidhur me OPMI.

OPMI dënon me forcë këtë krim të përbindshëm dhe bën thirrje për drejtësi”, thuhet në deklaratë.

Më tej shtohet edhe se nuk ka pasur kurrë probleme me muxhahedinët që nga koha e ardhjes në Shqipëri.

“Gjatë tre vjetëve që një numër i rezidentëve të Camp Liberty janë transferuar në Shqipëri, ata kanë pasur marrëdhënie miqësore e të respektueshme me njerëzit e këtij vendi dhe kurrë nuk kanë shkelur ligjet”.

SHKARKO APP