Organizata Islamike, thirrje për luftë kundër terrorizmit

 

Reagon edhe OIC pas ngjarjeve tragjike ne Paris. Organizata për Bashkëpunimin Islamik (OIC), që ka 57 vende anëtare, kërkoi sot një veprim ndërkombëtar konkret kundër ”terrorizmit, i shndërruar në armikun kryesor të njerëzimit”, pas atentateve vdekjeprurëse në Paris, përgjegjësinë e të cilave e mori përsipër grupimi xhihadist Shteti Islamik (ISIS).

”Dënojmë fuqimisht atentatet e urryera”, thuhet në komunikatën e rastit të sekretarit të përgjithshmë të OIC-it, Iyad Madani.

”Autorët u përpoqën të shkatërrojnë vlerat humane universale, përfshirë atë të lirisë dhe barazisë, të mbrojtura gjithmonë nga Franca”, thekson Madani.

”Ne dënojmë terrorizmin e të gjitha formave”, shton ai.OIC-i e ka qendrën në Xhedah, në perëndim të Arabisë Saudite

SHKARKO APP